Moviola në Skënderbeu-Laçi/ Raste të dyshimta, korçarëve u mohohet një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 12:57

Moviola në Skënderbeu-Laçi/ Raste të dyshimta, korçarëve u mohohet një penallti

Skënderbeu-Laçi u gjykua nga Kreshnik Bajramaj. Takimi pati dy raste të dyshuara, ku vendësit pretendojnë për penallti.

ske

Nga shqyrtimi i moviolës del se arbitri u ka mohuar një penallti korçarëve.

29’ Pretendojnë për penallti korçarët. Në hyrje të zonës, Mensah dhe Malota dyluftojnë për një top në ajër. Sulmuesi është më i shpejtë dhe kur po bëhej gati të gjuante topin në zonë, rrëzohet. Arbitri vijon lojën, por nga përsëritjet e rastit del se Bajramaj ka gabuar. Mensah është para Malotës, i cili në fund i vë krahun sulmuesit në trup dhe humbet ekuilibrin. Penallti e mohuar për Skënderbeun.

Pretendimi per penallti i Mensah on Vidnews.

39′ Meksi merr një inkursion në krahun e djathtë e më pas futet në zonë, por menjëherë rrëzohet pas përplasjes me Obanorin. Një rast i dyshimtë, por arbitri Bajramaj vazhdon lojën, duke qenë i vendosur se nuk kemi të bëjmë me faull. Vendim i saktë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"