Moviola në Laçi-Apolonia/ Dyshime për një 11-metërsh nga fierakët, arbitri ishte afër aksionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2021 | 9:34

Moviola në Laçi-Apolonia/ Dyshime për një 11-metërsh nga fierakët, arbitri ishte afër aksionit

FSHF i kishte besuar një tresheje mikse në ndeshjen Laçi-Apolonia, ku kryesor ishte Klodian Shahini nga Durrësi, ndërsa anësorë Arbër Zalla nga Tirana dhe Marjus Qose nga Lushnja.

LA

I vetmi rasti shumë i dyshimtë është ai i minutës së 31-të, kur mbrojtësi i Apolonisë, Diop, rrëzohet në zonë dhe gjyqtari Shahini heziton të japë penallti për fierakët.

31′ Diop lëviz mirë në krahun e majtë të sulmit dhe sapo futet në zonë, rrëzohet pas kontaktit me Harmon, i cili vendos duart në trupin e mbrojtësit të Apolonisë dhe i prish ekuilibrin. Arbitri Shahini është vetëm pesë metra larg aksionit, por bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë, ndërsa fierakët pretendojnë për penallti të mohuar.

90+1′ Shehu kërkon të driblojë Sotën në hyrje të zonës dhe rrëzohet duke kërkuar penallti. Shahini vazhdon lojën, pasi kemi të bëjmë me një simulim të mesfushorit, i cili e krijon vetë kontaktin.

Pretendimi i Apolonise per penallti on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"