Moviola në Egnatia-Vllaznia/ VAR-i shpëton arbitrin Bajramaj për penalltinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 14:54

Moviola në Egnatia-Vllaznia/ VAR-i shpëton arbitrin Bajramaj për penalltinë (VIDEO)

Tri raste të dyshimta pati në ndeshjen Egnatia-Vllaznia, ku kryesor ishte Kreshnik Bajramaj i kolegjiumit të Tiranës, ndërsa në sistem Florian Lata nga Durrësi dhe Denis Rexha nga kryeqyteti.

VR

19’ Shkodranët kërkojnë penallti, duke pretenduar prekje të topit me dorë nga Krasniqi, por pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Egnatias e ka devijuar topin në korne me pjesën e mesit.

43’ Puja nuk kontrollon dot topin në zonë dhe “sfera” shkon te Latifi, që në përpjekje për ta zotëruar, rrëzohet pasi shkelet në këmbën e majtë nga portieri i Egnatias. Bajramaj vazhdon lojën, por gabon. Më pas, ndërhyn sistemi VAR dhe pasi kryesori e shikon rastin, akordon penallti për Vllazninë.

67’ Vllaznia pretendon për penallti, teksa Latifi devijon me kokë dhe topi duket sikur prek dorën e Ymeralilajt. Pamjet i japin të drejtë arbitrit, i cili vijoji lojën. Mbrojtësit të Egnatias iu ndal topi në pjesën e barkut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"