Moviola, Luftëtari-Skënderbeu/ Meta gabon në Gjirokastër, 2 penallti të dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 11:25

Moviola, Luftëtari-Skënderbeu/ Meta gabon në Gjirokastër, 2 penallti të dyshimta

Edhe pse një ndeshje shumë e lehtë dhe pa asnjë lloj presioni nga skuadrat, gjyqtari kryesor Kridens Meta dhe ndihmësit e tij gabuan në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër. Të dyja penalltitë e akorduara nga arbitri Meta ishin shumë të dyshimta.

bregu 21

E para, e dhënë për Skënderbeun në pjesën e parë, nga pamjet filmike duket qartë që faulli ndaj sulmuesit afrikan ka nisur jashtë zone, ndërsa në këtë moment ka gabuar edhe anësori që ishte në vijë të drejtë. Gjithashtu, edhe penalltia e akorduar për Luftëtarin në pjesën e dytë, nga pamjet filmike duket se nuk kishte kontakt mes mbrojtësit Dita dhe sulmuesit Bregu. Edhe pse një takim pa presion, sërish gjyqtarët bëhen protagonistë me vendimet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"