Moviola Luftëtari-Partizani/ Raste të dyshimta, por pa ankesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2018 | 15:09

Moviola Luftëtari-Partizani/ Raste të dyshimta, por pa ankesa

Takimi Luftëtari-Partizani u gjykua nga një treshe e kolegjiumit të Tiranës me kryesor Ardin Beqiri. Në këtë takim nuk munguan rastet për moviolë, të cilat kaluan pa ankesa nga palët, mbase ngaqë nuk ndikuan në ecurinë e takimit.

Luftetari-Partizani-470x307

Minuta 15: Pas një goditjeje këndi, Rapa mban nga fanella Belicën, që në përpjekje për të goditur topin me kokë, humbet ekuilibrin. Rast i dyshimtë për penallti. Minuta 43: Sinjalizim i gabuar nga anësori Shkreta për një pozicion jashtë loje, pasi Abazaj mbeti pas, ndërsa Rroca vjen pas shpine në pozicion të rregullt.

Luftetari - Partizani

Minuta 54: Tjetër sinjalizim gabim për pozicion  jashtë loje, pasi Bregu mbahet në lojë nga Belica. Arbitri toleroi edhe disa ndërhyrje të ashpra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"