MOVIOLA| Luftëtari-Laçi/ Kridens Meta i dhuron një penallti kurbinasve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 19:55

MOVIOLA| Luftëtari-Laçi/ Kridens Meta i dhuron një penallti kurbinasve (VIDEO)

Gjyqtari Kridens Meta u kontestua shumë për vendimet e tij, veçanërisht në pjesën e dytë, ku akordoi një penallti të paqenë në favor të Laçit. Gjithashtu i fali edhe kartonin e kuq Fangajt. 

0919fe70-5ddc-4cb7-bfe4-5dc2d4d73a2c

30’-31’ Dy ndërhyrje të parregullta të njëpasnjëshme, fillimisht të Rapos ndaj Likës, e më pas të Grecës kundër Açkës, por mungon kartoni i verdhë nga gjyqtari për lojtarët e Laçit, edhe pse bëhej fjalë për faulle taktike.

64’-65’ Duka dhe Nuabueze luftojnë në një duel ajror dhe pas kërcimit, rrëzohen të dy në tokë. Në këtë moment çohen dhe vazhdojnë lojën, por arbitri Meta akordon penallti. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një dyluftim normal dhe jo 11- metërsh. Madje në këtë moment Meta çuditi edhe lojtarët e Laçit, të cilët nuk pretenduan penallti.

 84’ Fangaj godet me takë në pjesën e gjoksit Joan Çelën, por Meta jo vetëm që nuk e ndëshkon lojtarin kurbinas, por jep faull kundër Luftëtarit. Kjo irriton së tepërmi tifozët, teksa pamjet filmike tregojnë që arbitri duhet të ndëshkonte minimalisht me të verdhë Fangajn, teksa bëhej i dyti për të dhe dilte automatikisht me të kuq. Ndërhyrja e mbrojtësit të Laçit ishte në limitin e kartonit të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"