Moviola Luftëtari-Laçi/ Gabojnë të tre arbitrat, ja rastet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 15:32

Moviola Luftëtari-Laçi/ Gabojnë të tre arbitrat, ja rastet…

Një gol i anuluar pa të drejtë dhe një penallti e paqenë. Juxhin Xhaja, Ergin Doda dhe Rejdi Zajmi kanë gabuar në ndeshjen e djeshme. Në minutën e 15-të, pas një topi të gjatë në zonë, Qaqi devijon me kokë te Shkurtaj, që pason menjëherë te Rroca dhe ky i fundit shënon.

Luftetari

Por, anësori Doda ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Këtu gabon, pasi edhe nëse Shkurtaj do të ishte në pozicion jashtë loje, topin ia kthen mbrojtësi kundërshtar me kokë (Qaqi), kështu që cilësohet aksion i rregullt.

Ndërsa gafa më flagrante ishte në minutën e 60-të, kur pas një topi të Xheksonit, Shkurtaj del i lirë dhe rrëzohet në zonë. Xhaja jep penallti, por aksioni është në pozicion jashtë loje, teksa gabon anësori Zajmi.

11-metërshi është gjithashtu shumë i diskutueshëm. Në minutën e 82-të Laçit iu anulua një gol, por Xhaja këtu veproi drejt, pasi Gjoni bëri faull ndaj portierit të Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"