Moviola Luftëtari-Kastrioti/ Mungon një penallti për krutanët (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 16:43

Moviola Luftëtari-Kastrioti/ Mungon një penallti për krutanët (Video)

FSHF i kishte besuar ndeshjen Luftëtari-Kastrioti gjyqtarëve nga Shkodra, me kryesor Indrit Myrtjen. Në përgjithësi ka qenë një arbitrim i mirë, por me një gabim, që në fund nuk ndikoi në rezultat. Në minutën e 47-të, pas goditjes së Rahim, me topin që po shkonte në rrjetë, është Rapa që devijon me dorë.

dora

Kjo tregohet qartë përmes pamjeve filmike, edhe pse mbrojtësi pretendoi se e kapi topin me gjoks. Arbitri nuk akordoi penallti, edhe pse u konsultua me anësorin. Më pas, në minutën e 58-të ishte Xhekson që u pengua në zonë nga Lila, por Myrtja vazhdoi lojën. Ndërsa, në minutën e 69- të Bardhi u pengua nga Janiçiç brenda zonës. Këtu arbitri me të drejtë akordoi 11-metërsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"