MOVIOLA| Luftëtari-Bylisi/ Mungon një penallti flagrante për gjirokastritët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 14:29

MOVIOLA| Luftëtari-Bylisi/ Mungon një penallti flagrante për gjirokastritët (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme, kryesori Rrapaj vërshëllen menjëherë 11-metërshin në favor të Bylisit, por mohon një flagrant për vendësit:

bandicam 2020-03-08 15-53-10-283

34’ Krosim drejt zonës për Guindo, Lala i ndërhyn nga pas sulmuesit dhe shkakton penallti që mund të shmangej nga ana e lojtarit gjirokastrit, duke i prishur ekuilibrin, teksa ishte në kërcim.

81’ Një faull i Demos ndaj Peposhit me të drejtë ndëshkohet me të verdhë. Gjest i dënueshëm ai i mbrojtësit të Bylisit, i cili tenton ta godasë kundërshtarin me shkelm, por falet.

90+3’ Demo pason në zonë për Haxhiun, i cili përballë portierit Miraka ia kalon sferën dhe ky i fundit e ndal me faull. Kryesori vijon lojën, duke mohuar 11-metërsh dhe karton portierit të miqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"