MOVIOLA| Lituani-Shqipëri/ Gjyqtari francez zhgënjen, u mohon dy penallti kuqezinjve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 23:52

MOVIOLA| Lituani-Shqipëri/ Gjyqtari francez zhgënjen, u mohon dy penallti kuqezinjve (VIDEO)

Shqipëria luan në transfertë, me shumë të rinj në fushë, krijon disa raste për shënim dhe i mungojnë dy penallti. Për gjithkënd që sheh këtë kronikë të ndeshjes, pyet menjëherë për arbitrin se cili ishte ai që e ka bërë këtë masakër duke u bërë faktor në rezultatin e sfidës. Për Shqipërinë, pamjet televizive tregojnë se Karim Abed i mohon dy penallti, për prekje të pastra të topit me dorë nga mbrojtësit vendas.

127f02cd68a993647cddab3bdad568b7256030dc

-Në minutën e 13-të, Shqipëria është në sulm me një aksion të Seferit, i cili futet në zonë dhe tenton portën por sfera bie në dorën e majtë dukshëm të hapur të mbrojtësit lituanez Girdvainis, dhe sipas pamjeve duhet të kishte një penallti për Shqipërinë. Në fakt, arbitri pas këtij momenti, akordon në mënyrë të habitshme një faull nga Seferi.
rastiiii

-Momenti i dytë flagrant është në minutën e 23-të kur Abrashi në të djathtë çon sferën te Sferi në qendër të zonës, i cili gjuan por sfera pasi përplaset në këmbë, bie në dorën e hapur të njërit prej mbrojtësve që me lëvizjen e dorës dukeshin jashtë pozicionit natyral, e ndalon sferën të shkojë në portë. Tjetër penallti e mohuar për Kombëtaren tonë.

-Në të ‘74-tën, duket se ka një moment të dyshimtë teksa Trashi pengon dhe mban nga mbrapa sulmuesin lituanez, i cili nuk ishte në zotërim të topit.

Pretendimi i Lituanise per penallti on Vidnews.

Pretendimi për penallti on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"