MOVIOLA| Lacio-Inter/ Roki i saktë te penalltia, por duhej edhe karton i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:22


MOVIOLA| Lacio-Inter/ Roki i saktë te penalltia, por duhej edhe karton i kuq

Lacio-Inter nuk mund t’u shpëtonte rasteve të diskutueshme. Më pikanti ishte ai i minutës së 49- të, kur De Vraj ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Imobiles. Roki nuk hezitoi dhe akordoi menjëherë penallti. Vendim i saktë, pasi holandezi vendos duart mbi italianin që humb ekuilibrin.

devrij.inter.immobile.lazio.fallo.rigore.2020.750x450 

Mbrojtësi zikaltër shpëton vetëm me një karton të verdhë, por kemi të bëjmë me të kuq, pasi Imobile ka një mundësi të pastër të shënimit të golit, me portierin e mundur dhe Jang që do ta kishte të vështirë të ndalte topin në portën e boshatisur. Rast tjetër i diskutueshëm ishte edhe ai i disa minutave më pas.

moviola

 

Shkriniar mbahet në zonë nga një mbrojtës lacial, por Roki vazhdon lojën. Në minutat shtesë kishte edhe një dyshim për një prekje të topit me dorë pas një gjuajtjeje të Lukakut, por mbrojtësi i Lacios prek qartë topin me bark. Vendim i drejtë i arbitrit.

/PANORAMASPORT.AL/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com