MOVIOLA| Laçi-Tirana/ Gol në pozicion të dyshimtë, gjyqtari Meta fal disa herë kartonët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 19:50

MOVIOLA| Laçi-Tirana/ Gol në pozicion të dyshimtë, gjyqtari Meta fal disa herë kartonët (VIDEO)

Tirana fitoi në Laç, ndërkohë që si moviolë e këtij takimi është goli i dytë i Muçit, i cili me pamjet që ofrohen është nisur në pozicion të dyshimtë. Kjo, jo për të zhvlerësuar golin.


 

Në foton e mëposhtme, shihet pozicioni i sulmuesit, i cili duket se mbahet në lojë nga mbrojtësi i fundit. Në minutën e 65-të, kryesori fal ndërhyrjen e ashpër me të dyja këmbët, për karton, të Tekos kundër Vangjelit.

Muci goli

Në të 71-tën, ka një top të prekur me dorë nga Gjoni në mesfushë, i cili duhej vërshëllyer për faull. Në minutën e 80-të, Shehu bën një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa ndaj Dokës, me shumë intensitet, por falet nga kryesori. Për mesfushorin do të ishte i dyti karton i verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"