MOVIOLA LAÇI-SKËNDERBEU/ Gjyqtari gabon në dëm të korçarëve, nuk akordon penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 21:04

MOVIOLA LAÇI-SKËNDERBEU/ Gjyqtari gabon në dëm të korçarëve, nuk akordon penallti

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Skënderbeut u gjykua nga kryesori Olsid Ferataj, ndërsa asistentë të tij ishin Rudin Preça dhe Marjus Qose. Gjykimi mund të thuhet se ndikoi në rezultat, pasi në fundin e pjesës së parë skuadrës korçare iu mohua një penallti e pastër.

LACI SKENDERBEU

22′ Ndeki driblon Cekën, futet në zonë dhe rrëzohet në duel me Gjonin, por në rënie e sipër prek topin me dorë. Arbitri jep faull në dëm të lojtarit të Skënderbeut, i cili pretendoi penallti. Vendim i drejtë.

39′ Ndeki kroson në zonë, aty ku Daja hidhet për të kapur topin me kokë, por mbahet prej fanelle nga Ignjatoviç. Me të drejtë mesfushori i Skënderbeut pretendon për penallti, por çuditërisht kryesori Ferataj dhe anësori Qose, që kishte një pamje edhe më të qartë, nuk sinjalizojnë për faull. Një penallti e mohuar për Skënderbeun.

45′ Bregu gjuan nga një goditje dënimi nga rreth 18 metra larg portës dhe topi devijohet nga muri mbrojtës, por korçarët pretendojnë për prekje me dorë të Nuabuezes. Gjyqtari jep vetëm goditje këndi, duke vepruar drejt, pasi sulmuesi e kishte devijuar me sup dhe jo me dorë.

81′ Pretendim për penallti nga Skënderbeu pas një lëvizjeje të shkujdesur të Deliut në zonë, por me topin preku kurrizin e lojtarit dhe jo dorën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"