MOVIOLA| Laçi-Kukësi/ Penalltia prej Teqjes nuk ishte, por kurbinasve iu mohua një tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 20:04

MOVIOLA| Laçi-Kukësi/ Penalltia prej Teqjes nuk ishte, por kurbinasve iu mohua një tjetër

Laçi-Kukësi ishte e vetmja ndeshje që kishte marrë vëmendje prej FSHF-së për javën e 12-të. Ndryshe nga 4 përballjet e tjera që u luajtën në 3 ditë, në Kurbin pati edhe arbitra pas porte. 

Capture

Kryesori Eldorian Hamiti pasi asistencën e anësorëve Ridigert Çokaj e Erind Burgu, si edhe Juxhin Xhajës e Klajdi Kolës pas porte, pa harruar këtu Renato Malajn që ishte i 4-t. Edhe pse me 7 gjyqtarë në total, vendimet e gabuara nuk u shmangën. Ishte një penallti e padhënë për bardhezinjtë në të 42-ën minutë, ndërkohë që u dha një tjetër totalisht e paqenë.

12’ Teko nis një top për Nuabuezen. Amerikani pas një dueli me Obanor, futet në zonë dhe rrëzohet. Pretendohet se ka faull dhe kërkohet penallti. Moment i diskutueshëm.

42’ Teko futet nga e djathta drejt zonës dhe provon të krosojë në zonë. Topi përplaset në dorën e hapur të Kotobellit dhe më pas largohet nga Kitanovski. Kërkohet penallti, por loja vijon. Vendim i gabuar i arbitrit, duhet të jepte 11-metërsh.

62’-63’ Teko hedh një top nga e djathta në qendër dhe Teqja në rrëshqitje e sipër e ndal atë. Pamjet dëshmojnë se e kap me shpatull, por gjyqtari i linjës (Klajdi Kola) sheh dorë. Mbrojtësi i Kukësit mundohet që t’i bindë, duke u treguar edhe shenjën që ka lënë topi në fanellë, por Hamiti tregohet i vendosur. Dhe gaboi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"