MOVIOLA| Laçi-Bylisi/ Goli i anuluar dhe penalltia e akorduar vendime të drejta nga Xhaja, mungon një karton
Në ndeshjen e djeshme ka pasur një gol të anuluar dhe një penallti të akorduar. Kryesori me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, me përjashtim të disa momenteve të administrimit të lojës, ka vepruar drejt.
Në minutën e nëntë, Xhaja anulon në mënyrë të saktë një gol të shënuar nga Laçi. Këndore për vendësit, Greca e devijon me kokë sferën e cila mbetet në qendër. Në tentativën e mbrojtësve për ta larguar, sfera i përplaset Nuabuezes në dorën e djathtë dhe përfundon në rrjetë. Anulim i drejtë.
Në minutën e 20-të, kryesori fal Ignjatoviç për një faull të ndëshkueshëm në mesfushë ndaj Guindosë. Në minutën e 24-t, pasi Ntepe futet në zonë, Turkaj provon që ta ndalojë me dorën e zgjatur, por episod shumë i lehtë. Ntepe rrëzohet dhe kërkon penallti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"