MOVIOLA| Kukësi-Tirana/ Dyshimet për penallti në rastin e Majkëll Ngo, i drejtë vendimi i arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 12:50

MOVIOLA| Kukësi-Tirana/ Dyshimet për penallti në rastin e Majkëll Ngo, i drejtë vendimi i arbitrit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në fund të ndeshjes kritikoi shumë ashpër gjyqtarin e takimit, Eldorian Hamiti, për gjykimin tendencioz.70494991_1876513152494023_8905217090248507392_o

Ama në fushë ka pasur vetëm një rast të diskutueshëm. Bëhet fjalë për minutën e 62-të të takimit. Maliqi prek Ngonë brenda në zonë. Bardheblutë kërkojnë penallti, gjyqtari Hamiti thotë “jo”. Pamjet filmike tregojnë se dora është vënë mbi sulmuesin nga mbrojtësi i Kukësit, por nuk ka pengim dhe penallti.

Pamjet filmike janë shumë të qarta. Penalltia nuk është evidente, sepse mbrojtësi sa ka mbështetur dorën. Për sa u përket pretendimeve të Tiranës për faulle të shumta apo mosdhënie avantazhi, gjykimi nuk ishte nga ata që duhej sulmuar.KUKESI

Gabime kishte nga të dy krahët dhe kjo u vu re edhe te kartonët e dhënë nga gjyqtari gjatë lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"