Moviola Kukësi-Tirana/ Arbitri i fali dy kartonë të verdhë sulmuesit Kaina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 22:25

Moviola Kukësi-Tirana/ Arbitri i fali dy kartonë të verdhë sulmuesit Kaina

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës, ka pasur disa raste për moviolë. Gjyqtari kryesor, Indrit Myrtja, në përgjithësi ka marrë vendime të drejta për raste flagrante që ndikojnë në rezultat, por çuditërisht i ka falur dy herë kartonin e verdhë sulmuesit brazilian, Kaina Nunjesh.

bandicam 2023-09-18 17-06-23-570

“Panorama Sport” ju sjell momentet e diskutueshme.

12’ Kaina hap këmbën më shumë se duhet në një duel për topin dhe godet me takë në kokë nigerianin e Kukësit, Momoh. Rasti është minimalisht karton i verdhë, por Myrtja nuk e ndëshkon sulmuesin e Tiranës.

15’ Në një duel për topin në fundore, Kaina shkakton faull ndaj Zhongos. Faulli nuk është i ndëshkueshëm, por në këtë moment, sulmuesi i Tiranës, merr topin dhe e godet në mënyrë demonstrative i irrituar drejt anësorit Veseli. Mirëpo, kryesori nga Shkodra, Myrtja, edhe për këtë rast, nuk e ndëshkon brazilianin me të verdhë. Nëse do të zbatonte rregulloren, atëherë Kaina mund të dilte edhe me të kuq.

47’ Latifi kalon një top në qendër të zonës, aty Hila në momentin e kontrollit të topit merr një goditje nga pas dhe rrëzohet në zonë. Bardheblutë kërkojnë penallti, ndërsa gjyqtari vendos të marrë konfirmimin nga VAR-i. Pas kontrollit nga studioja, ka pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

70’ Hoxhallari shtyn me trup në zonë Beshirajn, por gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se nuk ka 11-metërsh.

73’ Kristal Abazaj pretendon për një pengim në zonë prej Momoh. Gjyqtari kërkon kontrollin e VAR-it, por nuk ka ekstremet e penalltisë. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"