MOVIOLA| Kukësi-Partizani/ Të kuqve u mohohet penallti, Hakaj rrezikon më shumë se kartoni i verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 10:15

MOVIOLA| Kukësi-Partizani/ Të kuqve u mohohet penallti, Hakaj rrezikon më shumë se kartoni i verdhë

Takimi i javës së dytë mes Kukësit dhe Partizanit u gjykua nga Kreshnik Bajramaj kryesor dhe ndihmës të tij ishin Alfred Shkreta dhe Nuri Rrapaj. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, ku flagrante ishte një penallti e padhënë për të kuqtë.
Partizani goli

Në minutën e 14– të Taipi futet mes dy mbrojtësve të kuq dhe me topin përpara në zonë, rrëzohet. Gjyqtari vijon lojën, pasi dy mbrojtësit bënë thjesht shoqërimin pa ndërhyrë.
IBRAIMI PREKJE TOPI ME DORE
Minuta 35. Goditje dënimi për Partizanin. Gjuan Asani, topi devijohet nga Ibraimi dhe del jashtë. Protestojnë të kuqtë për penallti, pasi topi u devijua nga dora e Agim Ibraimit, i cili bëri edhe një gjysmë rrotullimi në zonë. Pamjet filmike treguan se gjyqtari ka gabuar duke mos akorduar 11-metërsh.

Minuta 39. Hakaj bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Lulajt. Gjyqtari mjaftohet vetëm me kartonin e verdhë, por mund të ishte edhe i kuq.

rast per moviole ne ndeshjen Kukesi-Partizani on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"