MOVIOLA| Kukësi-Partizani/ Gol “fantazmë”, ja rastet ku gabuan Hamiti & CO (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 8:17

MOVIOLA| Kukësi-Partizani/ Gol “fantazmë”, ja rastet ku gabuan Hamiti & CO (VIDEO)

Kukësi-Partizani iu besua arbitrit me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti, ndërsa asistentë të tij ishin Ridigert Çokaj dhe D.Myftari. Gjithashtu arbitra të linjës ishin Kreshnik Bajramaj dhe Klodian Shahini. Vendimtar ishte pikërisht ky i fundit, i cili qëndronte pas portës së mbrojtur nga Alban Hoxha në minutën e 67-të, kur Kristal Abazaj goditi dhe Belica largoi topin pa shkuar në rrjetë. 

 GOLI KUKESIT

Mirëpo, Shahini ishte ai që sinjalizoi kryesorin Hamiti se topi e ka kaluar vijën fatale dhe duhej akorduar gol. Sipas rregullores së lojës, gol cilësohet kur topi kalon 100 % vijën fatale dhe përderisa pamjet nuk janë të qarta dhe për më tepër mungon teknologjia, rasti i minutës së 67-të mbetet misterioz, edhe pse për arbitrat kemi të bëjmë me gol.

RASTET E TJERA

16’ Hamiti i fal kartonin e verdhë Maliqit pas ndërhyrjes ndaj Trashit. Nuk kalojnë shumë minuta dhe arbitri vepron me dy standarde për të njëjtin faull që shkaktoi Braun ndaj Gavazajt, duke ndëshkuar me karton të verdhë sulmuesin xhamajkan të Partizanit.

53’ Çinari jep një top të gjatë te Solomon, që shfaqet i lirë në një pozicion të mirë shënimi 25 metra larg portës. Mirëpo, anësori Çokaj e cilëson aksionin pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se ka gabuar, pasi sulmuesi mbahej në lojë nga Teqja dhe nëse aksioni vazhdonte, ai do të dilte i vetëm me portierin dhe mund të shënonte.

74’ Rroca gjuan me të djathtën dhe Idrizaj e prek topin me dorë. Gjyqtari vazhdon lojën, por gabon, pasi duhej të akordonte penallti për Kukësin.

77’ Abazaj pretendon për penallti pas rrëzimit në zonë në duel me Bitrin. Mirëpo, fillimisht kemi gabim të anësorit Myftari, që lejon aksionin, pasi Abazaj ishte jashtë loje. Gjithashtu, bie edhe pretendimi për penallti, pasi lojtari shkaktoi faull ndaj Bitrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"