MOVIOLA| Kukësi-Luftëtari/ Pretendime për katër penallti të padhëna (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 16:20

MOVIOLA| Kukësi-Luftëtari/ Pretendime për katër penallti të padhëna (VIDEO)

Kukësi-Luftëtari u gjykua nga Andi Koçi, teksa pati plot pesë raste të pretenduara për penallti, ndërsa kryesori nga Durrësi akordoi vetëm një.

Andi Koci

52′ Lika i Luftëtarit driblon Kotobellin dhe rrëzohet mbi vijë. Koçi jep vetëm faull, duke e vlerësuar jashtë zone. Moment i dyshimtë.

63′ Kundërsulm i Luftëtarit me Haxhiun, që arrin të shërbejë në zonë, aty ku Oshafi gjuan fort me të majtën dhe topi devijohet me dorë nga Lulaj. Arbitri Koçi vazhdon lojën dhe pamjet filmike i japin të drejtë, pasi mbrojtësi e ka devijuar me sup.

67′ Dragoshi kroson në zonë, topi preket me dorë nga Kotobelli. Jepet penallti për Luftëtarin dhe pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit.

74′ Dragoshi rrëzohet në zonën e tij dhe në ngritje e sipër krijohet ideja sikur e shtyn topin me dorë. Lojtarët e Kukësit pretendojnë për penallti, por Koçi vazhdon lojën. Rast i dyshimtë.

Koci Shkurtaj

85′ Shkurtaj gjuan fluturimthi, por topi devijohet nga Duka. Pretendohet për prekje me dorë, ndërsa arbitri vazhdon lojën. Pamjet filmike nuk janë të qarta, por Koçi ishte në një pozicion ballor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"