Moviola Kukësi-Laçi/ Kurbinasve u mungon një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 12:14

Moviola Kukësi-Laçi/ Kurbinasve u mungon një penallti

Në gjysmëfinalen e djeshme të Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit, dy ishin momentet më të diskutueshme. Fillimisht, në minutën e 20-të, Kale shërben për Gurin që hyn në zonë dhe pengohet në mënyrë të parregullt nga Selmani, ndërsa arbitri Hamiti akordon saktësisht 11-metërsh dhe i nxjerr kartonin e verdhë portierit kurbinas.

FT222
Vendësit kërkuan karton të kuq për gardianin, por mësohet se rregullorja ka ndryshuar së fundmi. Në rastet kur ka dyluftim për topin në zonë mes portierit dhe sulmuesit, jepet vetëm karton i verdhë dhe jo i kuq. Dhe nga pamjet filmike duket se ndërhyrja e Selmanit është për topin. Rasti tjetër regjistrohet në minutën e 55- të. Uzuni në të majtë shmang bukur Zderiç në zonë, ndërsa mbrojtësi i Kukësit humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke penguar edhe Uzunin. Sulmuesi kërkon penallti, por gjyqtari Hamiti nuk e akordon. Nga pamjet filmike duket se kishte kontakt dhe ishte 11- metërsh për Laçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"