Moviola, Kukësi-Flamurtari/ Vetëm 1 rast për diskutim, ja vendimi që mori arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 9:12

Moviola, Kukësi-Flamurtari/ Vetëm 1 rast për diskutim, ja vendimi që mori arbitri

Pas polemikave për caktimin e arbitrit Blerim Ziri për ndeshjen e djeshme, Kukësi-Flamurtari, dhe më pas zëvendësimin e tij me Olsi Sokolin, sytë në ndeshjen e luajtur në Kamzë ishin dukshëm te performanca që do të bënin gjyqtarët, të cilët ishin paragjykuar nga vlonjatët.

45271569_2278710792204430_4025472164193894400_o

Përveç disa faulleve të diskutueshme gjatë lojës, ku Sokoli mund t’i kishte menaxhuar më mirë, i vetmi rast për moviolë ishte ai i minutës së 92-të. Mbrojtësi i Flamurtarit, Albi Alla, i rikthyer në fushë pas dëmtimit, rrëzoi Rexhinaldon gjatë një dueli ajror në zonë. Sulmuesi dhe lojtarët e tjerë të Kukësit pretenduan penallti, por gjyqtari vazhdoi lojën. Pamjet filmike i japin të drejtë Sokolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"