MOVIOLA| Kukës-Bylis/ Gabon kryesori Koçi, Gavazaj “vjedh” penallti. I mohohet 11-metërsh Goxhajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 9:10

MOVIOLA| Kukës-Bylis/ Gabon kryesori Koçi, Gavazaj “vjedh” penallti. I mohohet 11-metërsh Goxhajt

Kryesori Andi Koçi është bërë protagonist në ndeshjen mes Kukësit dhe Bylisit.

goli

Në minutën e 37-të, kryesori vërshëllen një rast në zonë që nuk ka elementet për penallti. Duel mes dy numrave 7, me atë të Bylisit që ruan zonën e tij të topit dhe atë të Kukësit që i ngjitet nga pas dhe më pas rrëzohet.

Pamjet tregojnë se Koçi është më shumë sesa zemërgjerë për Kukësin me penalltinë inekzistente që akordon.

Në minutën e 90+2-të, kryesori gabon sërish në dëm të ballshiotëve. Në fillim Goxhaj rrëzohet, por nuk bëhet fjalë për faull. E duke qenë se loja vazhdon (në të kundërt duhej ndëshkim për simulim), Krasniqi godet dy herë nga pas lojtarin e ballshiotëve. Pamjet tregojnë se mungon penallti për Bylisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"