MOVIOLA Kastrioti-Laçi/ Dy kartonë të kuq të saktë, goli i Laçit në pozicion të dyshimtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 16:41

MOVIOLA Kastrioti-Laçi/ Dy kartonë të kuq të saktë, goli i Laçit në pozicion të dyshimtë

Ndeshja ka pasur dy kartonë të kuq dhe kryesori Xhaja nuk ka hezituar në asnjë prej rasteve. Për vendësit ka pasur edhe një moment pretendimi për penallti, si dhe për gol të parregullt të Fangajt:

kastrioti laci

45′ Marku rrëzohet brenda zonës dhe pretendon shtyrje të Gjonit, por kryesori vijon lojën. Rast i dyshimtë për 11-metërsh.

45+2′ Çela ndërhyn ashpër me të dyja këmbët ndaj Fangajt, asistenti i dytë sinjalizon Xhajën për karton të kuq. Vendim më se i drejtë.

Capture

65′ Najdenov bën një ndërhyrje të ashpër në mesfushë dhe për goditje me bërryl merr të dytin karton të verdhë dhe del nga loja me të kuq.

89′ Ka një moment shumë të dyshimtë sa i përket pozicionit nga ku Fangaj ka marrë pasimin përpara se të vihej në pozicion goditjeje për të shënuar. Në bazë të pamjeve, shihet se është disi më i avantazhuar se mbrojtësit dhe krutanët pretendojnë për pozicion jashtë loje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"