MOVIOLA| Kastrioti-Apolonia/ Penallti e diskutueshme, por krutanëve u mungon një tjetër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 22:59

MOVIOLA| Kastrioti-Apolonia/ Penallti e diskutueshme, por krutanëve u mungon një tjetër (VIDEO)

Kjo ndeshje u gjykua nga treshja e arbitrave me kryesor Roxhers Muskën dhe asistentë Nertil Bregasin e Mario Shazivarin.

Kastrioti-Apolonia

Në përgjithësi gjyqtari lejoi lojë “të fortë”, ndërsa krutanët patën tri momente ku pretenduan për penallti. Nga pamjet duket qartë që në njërën prej tyre arbitrat kanë gabuar, pasi në të 27-ën është prekje e topit me dorë nga Repaj, por kryesori vazhdon lojën.

Gjithashtu, sërish Repaj ndërhyri keq ndaj Plakut, edhe ky rast i dyshimtë që ka nevojë për interpretim. Në të 71-ën De Silva mundohet të driblojë në zonë Smaçin, por ky i fundit e devijon topin me dorë. Rast i dyshimtë, por arbitri nuk jep penallti.

Ndërsa te penalltia që u shndërrua në gol nga Sebino Plaku, duke mos qenë pamje të qarta, ka vend për diskutim, pasi duket sikur topi prek gjoksin e Benjaminit, ndonëse është me kurriz nga kryesori, por edhe nga pamjet nuk dallohet qartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"