MOVIOLA, JAVA 4/ Mungojnë 2 penallti, dënohen Partizani dhe Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 21:08

MOVIOLA, JAVA 4/ Mungojnë 2 penallti, dënohen Partizani dhe Kastrioti

Nisin gafat e arbi trave në Kate gorinë Superiore. Java e katërt konfirmoi se disa prej gjyqtarëve elitarë e kanë të pamundur për t’u ndarë me mediokritetin që i ka shoqëruar në këto vitet e fundit. Janë po të njëjtët, të cilët ose i bëjnë gabimet nga paaftësia, ose nuk e kanë guximin për të dhënë vendime në fusha që janë mitizuar si të nxehta. Ardian Beqiri është një prej tyre, i cili e katranosi në LaçiPartizani, 0-0.

Një ndeshje ku ishte e tepërt të thoshe se kishte presion të madh prej atmosferës së krijuar, pasi as tifozët kurbinas nuk ishin të interesuar për të ndjekur në masë këtë takim. Mirëpo, vetëm Beqiri nuk sheh një penallti neto në favor të Partizanit pas ndërhyrjes së Lushkjes ndaj Malës brenda zonës. Gafa edhe në Kamzë e Vlorë, me arbitrat që gabuan në dy momente, në dëm të Kastriotit dhe Skënderbeut.

partizani laci

Laçi-Partizani 0-0

Gjyqtarë: A.Beqiri, R.Avdo, R.Shaba (Tiranë)

Në minutën e 5-të, Esat Mala merr një top brenda zonës nga Asani dhe në momentin që po bëhej gati të godiste “sferën”, Lushkja i ndërhyn me këmbën hapur nga prapa, duke e rrëzuar. Gjyqtari vijon lojën, duke mos akorduar penallti, përpos kontestimeve të të kuqve. Ndërhyrja pa top e Lushkjes ndaj Malës, që po mundohej të gjuante, ishte një episod që nuk duhej të diskutohej me dhënien e penalltisë, por kryesori Beqiri hezitoi dhe tashmë pritet të dënohet nga sektori i gjykimit në FSHF.

Flamurtari – Skënderbeu 0-2

Gjyqtarë: A.Koçi (kryesor), D.Rexha dhe H.Lisaku (anësorë), O.Kuka dhe K.Shahini (pas portave), F.Lamaj (i katërt);

FSHF kishte dërguar në Vlorë gjashtë arbitra, duke i besuar kryendeshjen e javës së katërt një gjyqtari që ka mbajtur stemën e FIFA-s, si Andi Koçi. Në përgjithësi ishte një gjykim i mirë, por pati edhe tri raste të diskutueshme. Në minutën e 20, ka një pozicion jashtë loje të Skënderbeut, por pamjet filmike tregojnë se Bregu mbahet në lojë nga Kotobelli. Vlonjati doli i vetëm dhe goditi shtyllën, por anësori Rexha ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, duke vepruar gabim.

Në minutën e 39-të, Gripshi rrëzohet në zonë pas duelit me Siljanovskin, duke pretenduar penallti. Koçi e ndëshkon Gripshin me të verdhë për simulim, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast të dyshimtë, që mund të jepej 11-metërsh në favor të Skënderbeut. Ndërsa në minutën e 53-të, arbitri Koçi fali kapitenin Radas, i cili bëri një gjest antisportiv ndaj Kotobellit.

Tirana – Luftëtari 3-1

Gjyqtarë: E.Hamiti, P.Simoni (Lezhë), R.Dobruna (Tiranë)

Gjyqtari kryesor, Eldorian Hamiti, menaxhoi në mënyrë perfekte ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”. Ndëshkoi dy herë me të verdhë Hoxhallarin për ndërhyrjet ndaj Radoviç në pjesën e parë dhe Liçajt në të 54-ën. I kuq i merituar për mbrojtësin e Tiranës, ashtu si edhe për boshnjakun e Luftëtarit, Janiçiç, që pas dy të verdhave për ndërhyrje ndaj Kobinah në pjesën e parë dhe Blazhevskit në të dytën, la ekipin me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit të lojës.

Teuta – Kukësi 0-1

Gjyqtarë: K.Meta, N.Bregasi, M.Shazivari (Tiranë)

Arbitri Kridens Meta fali mbrojtësin e Kukësit, Vangjel Zguro, duke mos e nxjerrë me të kuq. Pasi mori të verdhë në të 27′-ën, pogradecari bëri një faull në fundin e pjesës së parë ndaj Kamaras, por u fal. Në rastin e dytë ndërhyri ndaj Avdylit (në të 59-ën), por sërish nuk ndëshkohet. Ankohet Osmani, por kryesori Meta akordon vetëm goditje dënimi. Cungu, për të mos rrezikuar më, e largon nga fusha Zguron. Në të 86′-ën gjyqtari vepron drejt kur anulon golin e dytë të Rexhinaldos, pas një topi të kthyer nga portieri Hidi për pozicion jashtë loje.

Kamza – Kastrioti 2-0

Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), I.Tartari, O.Grabova (Fier);

Kjo ndeshje i ishte besuar kryesorit nga Patosi, Olsid Ferataj. Në fundin e pjesës së parë ka pasur një rast që mund të ndryshonte fatet e takimit. Në minutën e 42-të, kur loja ishte 1-0 për Kamzën dhe vetëm 60 sekonda më pas dyfishoi Fukui, Kastrioti pretendoi për një penallti. Patrik Bardhi devijoi topin me kokë brenda zonës, ndërsa Arrabal ndërhyri me këmbë, duke e penguar. Një rast shumë i dyshimtë, që nëse do të gjykohej me kompetencë, duhej akorduar 11-metërsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"