MOVIOLA| Inter-Real Madrid/ Vidal meritoi të kuqin, por Vaskez rrezikon (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 9:15

MOVIOLA| Inter-Real Madrid/ Vidal meritoi të kuqin, por Vaskez rrezikon (VIDEO)

Interi protestoi për një penallti për kontakt në zonë mes Vidalit dhe Varanit, por arbitri Tejlor nuk ishte i bindur dhe nuk fërshëlleu. Nga ky episod përjashtohet me karton të kuq Arturo Vidal, i cili mori 2 të verdhë për protesta.

bandicam 2020-11-25 21-33-53-308

Kartoni i parë ishte për shkak të protestave për penalltinë e padhënë, por i dyti erdhi si rrjedhojë e tensionit dhe mosrespektimit të distancave mes një lojtari dhe futbollisti. Në këtë moment arbitri vepron drejt duke i treguar kartonin e dytë.


Por të rikthehemi te penalltia e pretenduar. Edhe këtu Tejlor vepron mirë sepse Varan largon pak topin dhe kiliani godet tokën. Por gabimi i anglezit është mohimi i një tjetër penalltie për ndërhyrjen e Lukas Vaskezit ndaj Gajlardinit.

Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi i Realit e ndal atë të Interit, por anglezi vazhdon lojën. Shumë dyshime, por fakti që topi nuk po shkonte drejt mesfushorit të Interit kishte ndikim në vendim. Tejlor vepron mirë edhe kur akordon penalltinë për Realin, ku Barela tregohet naiv duke penguar mbrojtësin e Realit, Naço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"