Moviola| Inter-Barcelona/ “Pason” Godin, i rregullt goli i 0-1 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 8:29

Moviola| Inter-Barcelona/ “Pason” Godin, i rregullt goli i 0-1 (VIDEO)

Supersfida e ndeshjeve të fundit të grupit F mes Interit dhe Barcelonës u drejtua nga arbitri holandez Bjorn Kaipërs, i ndihmuar nga bashkëkombësit Sander van Roekel dhe Ervin Zeinstra. 

hqdefault

Pavarësisht se golat e anuluar në dëm të zikaltërve ishin plot 3, në secilin nga rastet lojtarët e Kontes rezultuan në pozicion jashtë loje.

Vetëm një ishte rasti për moviolë i përballjes, ai i aksionit të golit të katalanasve. Në të 23-tën shënon Karles Perez: në rast se asisti do ishte i Vidalit, pozicioni i spanjollëve do ishte jashtë loje; por sulmuesi përfiton nga një përplasje e topit në këmbën e Godin dhe goli i avantazhit të Barçës, pra, është i rregullt.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"