Moviola/ I kuqi i tepërt, edhe Kukësit i mohohet penallti (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 10:28

Moviola/ I kuqi i tepërt, edhe Kukësit i mohohet penallti (Video)

Kontakt kishte, por i kuqi mund të shmangej. Momenti më i diskutueshëm i Tirana-Kukësi ishte ai i minutës së 23-të, kur Marvin Turtulli ndërhyri ndaj Sindrit Gurit, kur ky i fundit kishte një rast të pastër goli.

Nga pamjet duket që kontakt ka, por jo i atillë që të cilësohet faull.

Kukësi i është mohuar edhe një penallti. Kryesori ka gabuar në të 31-ën, kur i dha karton të verdhë për simulim Ymerajt, në një kohë që ndërhyrja e Mavejes ndaj tij ishte faull i pastër.

dfbvgf

Edhe në të 22-ën ka pasur një rast për penallti. Një top i harkuar nga kornia prej Karabecit, përplaset në dorën e Dzarias. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në të 74-ën, kur gjuajtja me kokë e Shametit përplaset te dora e Ngoosë.

Verilindorët reklamuan prekje të topit me dorë, ndaj ky moment duhet parë me shumë vëmendje nga moviolistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"