MOVIOLA/ Goli i Partizanit për VAR, mungon dhe një karton i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 10:25

MOVIOLA/ Goli i Partizanit për VAR, mungon dhe një karton i kuq (VIDEO)

Në minutën e 43-të, Latifi kryen një ndërhyrje të ashpër ndaj Gligorovit, por kryesori Andi Koçi e kalon si një faull. Gjyqtarët e VAR-it i kërkuan kryesorit ta shikonte sërish rastin, pasi mund të kishte karton. Pasi pa pamjet, Koçi ndëshkon me të verdhë Latifin, por ndërhyrja ishte në limitin e kartonit të kuq.

VAR Latifi

Gjithashtu, i falet një karton i kuq edhe Adilit. Pas një dueli me Filipoviçin, i cili po i afrohej zonës i vetëm, Adili në tentativë për ta shtyrë sulmuesin, e godet me bërryl. Koçi e kalon si një duel trup më trup, por nga përsëritja, duket goditja e Adilit ndaj sulmuesit të Partizanit.

Edhe nëse Adili nuk do të konsiderohej si lojtar i fundit për karton i kuq, goditja është e ndëshkueshme me karton të verdhë dhe qendërmbrojtësi i Vllaznisë e kishte një më parë dhe automatikisht dilte jashtë. Ndërkaq edhe goli i Partizanit në minutën e 88- të ka shumë dyshime.

Goli i Partizanit ndaj Vllaznisë

Nga pamjet televizive Filipoviç ndodhet në rrezen e portierit Zogoviç kur Rrapaj gjuan drejt portës dhe i pengon pamjen gardianit të Vllaznisë. VAR-i duhej të kishte ndërhyrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"