MOVIOLA| Gladbah-Inter/ Embolo kapet në “offside”, i drejtë anulimi i golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 15:10

MOVIOLA| Gladbah-Inter/ Embolo kapet në “offside”, i drejtë anulimi i golit

Dy ishin episodet kyçe të Gladbah-Inter, e arbitruar nga holandezi Dani Makelie. Në minutën e 44-t Borusia kërkon penallti: Turam shërben Shtindl në zonë dhe ky i fundit rrëzohet pas dyluftimit me Bastonin; Makelie lejon avantazhin: i drejtë vendimi, nuk kishte kontakt.
goli i anuluar

Në të 84-tën anulohet një gol i Pleas: konkluzion nga jashtë zone i francezit; Embolo, në pozicion të parregullt, kërcen duke bërë të kalojë mes këmbëve topin që ndalet në rrjetë (nuk prek sferën por ishte aktiv në aksion). Arbitri konsulton VAR-in dhe anulon golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"