Moviola/ Gafat e gjyqtarëve nuk kanë fund, Skënderbeut dhe Luftëtarit i mohohen penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 20:33

Moviola/ Gafat e gjyqtarëve nuk kanë fund, Skënderbeut dhe Luftëtarit i mohohen penallti

Java e tretë e Kategorisë Superiore ka pasur shumë polemika brenda saj, për shkak të vendimeve të gjyqtarëve. Skënderbeu ka fituar ndaj Partizanit në ndeshjen më të rëndësishme të javës, por në këtë përballje korçarëve u është mohuar një 11-metërsh.

Arbitrat

Edhe pse takimi kishte gjyqtarë pas porte në minutën e 21-të, Soue rrëzohet pas një tërheqjeje të Krasniqit, por kryesori vazhdon lojën, edhe pse duhet të kishte dhënë 11-metërsh për vendasit. Në ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtari ka pasur gjithashtu shumë diskutime në lidhje me gjykimin. Durrsakët kanë humbur në një takim, ku kryesori Cjapi dhe ndihmësit e tij nuk e kanë menaxhuar siç duhet.

Fillimisht ata i mohojnë Teutës një 11-metërsh në pjesën e parë pas një prekjeje me dorë të Pollozhanit dhe japin një 11- metërsh që nuk ekzistonte. Në minutën e 76-të, Pollozhani rrëzon Çyrbjen në kufijtë e zonës dhe asistenti i kryesorit vendos për 11-metërsh, pasi vetë Cjapi ishte në dyshim.

Flamurtari gjyqtaret

Vendim i gabuar, pasi kemi të bëjmë me një 11-metërsh për Teutën. Durrsakët janë penalizuar edhe në minutën e 84-t, kur Osemene pengohet nga Pollozhani në zonën kundërshtare, por edhe këtë hetë lejohet vazhdimi i lojës nga arbitri kryesor dhe ndihmësit e tij.

TË TJERAT – Luftëtari ka qenë gjithashtu skuadra e penalizuar në këtë javë. Bluzinjve u është mohuar një 11- metërsh, pas një kontakti që ka pasur Lamçja, me portierin Selimaj. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me 11-metërsh, por për kryesorin dhe asistentin e tij ka pasur vetëm rivënie fundore.

Në dy ndeshjet e tjera të luajtura këtë javë nuk ka pasur gabime të gjyqtarëve. Laçit i është mohuar një gol në sfidën ndaj Kukësit, për pozicion jashtë loje dhe vendimi i kryesorit ka qenë i drejtë. Ndërsa pretendimet e Lushnjës, për një 11-metërsh ndaj Kamzës nuk qëndrojnë.

Moviola e javës së 3-të

SKËNDERBEU – PARTIZANI 2-0

Gjyqtarë: R.Sadiku, R.Çokaj, R.Preça/ pas porte: F.Xhemalaj, I.Myrtja

Sektori i gjykimit në FSHF kishte vlerësuar supersfidën e javës së tretë, duke vendosur arbitra edhe pas porte. Megjithatë, gabimet edhe në këtë përballje nuk kanë munguar. Në minutën e pestë në fushë ka tension, pasi Soue shkel Krasniqin, por gjyqtari vazhdon lojën, ndërkohë që duhet të kishte akorduar goditje dënimi për Partizanin dhe karton i verdhë për lojtarin e Skënderbeut.

Skenderbeu-Partizani gjyqtaret

Ndërkohë që, rasti më i diskutueshëm është ai i minutës së 21-të, kur Soue rrëzohet në zonë nga Krasniqi, pas një tërheqjeje të këtij të fundit. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me faull dhe penallti të mohuar për Skënderbeun. Në minutën e 26-të të ndeshjes, kemi një pozicion jashtë loje të Xhejms në një aksion të rrezikshëm, por sulmuesi i Skënderbeut është në pozicion të rregullt dhe anësori Preça ka gabuar me vendimin e tij.

Dy minuta më vonë, mungon një karton i verdhë për Bathën, pas një ndë- rhyrjeje të Micit, si dhe pak minuta më pas, Lilaj duhej ndëshkuar për një ndërhyrje ndaj La Kamerës, por me karton të verdhë.

Skenderbeu-Partizani

Gjyqtari kryesor ka gabuar edhe në minutën e 33-të, kur La Kamera bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Muzakës, por ka vetëm goditje dënimi për korçarët, ndërkohë që duhej ndëshkuar lojtari i Partizanit minimalisht me karton të verdhë. Ndërsa në minutën e 86-të, Skënderbeu ka fituar një 11-metërsh. Vendimi i arbitrit ka qenë i rregullt, pasi Trashi ka mbajtur nga bluza Micin.

LUFTËTARI – VLLAZNIA 0-0

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu

Në takimin e përfunduar pa gola, ka pasur dy raste të diskutueshme, ku gjirokastritët kanë pretenduar për 11-metërsh. I pari ishte në minutën e 83-të, kur Bregu rrëzohet në zonën kundërshtare pas një kontakti me Markun. Por, në pamjet filmike duket qartë se ka qenë një simulim i futbollistët të Luftëtarit dhe me të drejtë arbitri nuk ka akorduar 11-metërsh.

Por, Bregu duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Mirëpo, arbitri ka gabuar në minutën e 83-të, kur Lamçja arrin të futet në zonën shkodrane dhe rrëzohet pas një ndërhyrjeje të Selimajt.

Për arbitrin kryesor dhe ndihmësin e tij kemi të bëjmë me rivënie fundore, por në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një kontakt mes portierit dhe lojtarit vendas. Pra, kemi të bëjmë me një 11-metërsh të mohuar për Luftëtarin.

LUSHNJA – KAMZA 0-0

Gjyqtarë: K.Meta, R.Zajmi, R.Dobruna

Në pjesën e parë të takimit, ka një pretendim të Lushnjës, për 11-metërsh pas një rrëzimi të Cankës brenda zonës kryeqytetase, por kryesori Meta lejon vazhdimin e lojës. Në pamjet filmike shihet se vendimi ka qenë i drejtë dhe nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Olsi Sokoli Kukesi

KUKËSI – LAÇI 3-0

Gjyqtarë: O.Sokoli, R.Avdo, R.Shaba

I vetmi rast i diskutueshëm në këtë ndeshje ka qenë ai i minutës së 69-të, kur rezultati ishte në shifrat 1-0 për Kukësin. Xhixha ndjek një aksion të skuadrës së tij dhe shënon pas topit të grushtuar nga portieri Koliçi, por goli anulohet. Në pamjet filmike duket qartë se lojtari ka qenë disi më i avancuar dhe anulimi i golit ishte një vendim i rregullt.

 

TEUTA-FLAMURTARI 1-2

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari, E.Pashai

Rasti i parë i diskutueshëm ishte ai i minutës së fundit të pjesës së parë, kur Pollozhani e prek topin me dorë në hyrje të zonës, por për gjyqtarin nuk ka 11- metërsh. Nga pamjet shihet qartë që dora e lojtarit të Flamurtarit është e zgjatur dhe topi i përplaset aty. Kryesori Cjapi ka gabuar, pasi duhej akorduar penallti për Teutën.

Pollozhani

Momenti i dytë është ai i minutës së 76-të. Pollozhani e pengon Çyrbjen e Teutës jashtë zonës së rreptësisë dhe gjyqtari Cjapi fillimisht vendos për goditje dënimi. Mirëpo, ndërhyrja e asistentit bëri që ai të jepte 11-metërsh për Teutën, që është vendim i gabuar.

Në minutën e 84- t është sërish Pollozhani që bën një ndërhyrje në këmbë ndaj Osemenes, por as këtë herë nuk ka faull brenda zonës për arbitrin. Vendim i dyshimtë, pasi edhe në këtë moment kryesori duhej të kishte akorduar 11-metërsh në favor të Teutës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"