MOVIOLA/ Gabimi i anësorit ndikon në rezultat, Partizanit i anulohet një gol i rregullt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 15:10

MOVIOLA/ Gabimi i anësorit ndikon në rezultat, Partizanit i anulohet një gol i rregullt (VIDEO)

Takimi mes Partizanit dhe Teutës ishte shumë i qetë për skuadrën e arbitrave, kryesuar nga Enea Jorgji. Megjithatë, një gabim vendimtar i tyre ndikoi dhe në rezultat.

1111

Në minutën e 73-të, Eno Bitri shënon me kokë për Partizanin, por anësori e anulon për gol të parregullt. Nga përsëritjet me lëvizje të ngadaltë, duket se mbrojtësi i Partizanit është në lojë pasi e mban kapiteni i Teutës, Renato Arapi.

Ky gol i anuluar, ishte një gabim i skuadrës së arbitrave, konkretisht asistentit të parë, Ridigert Çokaj. Arbitri nga Lezha është dhe me stemën e FIFA-s. Sa u takon rasteve të tjera, arbitrat nuk patën shumë punë të vështirë. Edhe sa u takon kartonëve të verdhë, që ishin katër për Teutën, ishin të saktë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"