Moviola/ Gabime të “çmendura” në Gjirokastër, Vlorë e Kamzë. Ja si ndikuan arbitrat në rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 23:11

Moviola/ Gabime të “çmendura” në Gjirokastër, Vlorë e Kamzë. Ja si ndikuan arbitrat në rezultat

Gafa në të katërta ndeshjet dhe më e rënda është se në tri prej tyre gjyqtarët kanë ndikuar direkt në rezultat. “Panorama Sport” ju sjell ekskluzivisht moviolën e javës së 10-të nga ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini.

Në Gjirokastër dhe Vlorë, kryesorët Blerim Ziri dhe Juxhin Xhaja kanë bërë një “masakër” të vërtetë, me gabime të vazhdueshme gjatë lojës. Luftëtari është ndëshkuar fatalisht në dy raste që kanë prodhuar golat e Teutës në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër. Ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu e kanë pësuar të dyja prej vendimeve të gabuara, por gjithashtu dhe klubi i Kamzës.

Luftetari-Teuta

Luftëtari-Teuta 2-3

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë);

22′ Rasti i parë, Lamçe driblon Hrkaç dhe më pas rrë- zohet brenda zonës. Pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit që vijon lojën, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Mirëpo, kryesori nuk jep karton të verdhë për simulim të sulmuesit të Luftëtarit.

44′ Zguro i Luftëtarit ndë- rhyn në anësore ndaj Çyrbjes së Teutës, ndërsa në minutën e 24-t ishte ndëshkuar me të verdhë. Ziri kalon rastin me këshillim. Veprim i drejtë për një rast që duhet kujdes, pasi është aksion në mes të fushës dhe nuk mund të nxirret i kuq, për më tepër që lojtari e ka ruajtur kundërshtarin.

55′ Duel mes Ramadanit dhe Bilalit në afërsi të zonës së Luftëtarit. Mesfushori i gjirokastritëve i rrëmben topin kundërshtarit dhe rrëzohet. Gjyqtari Ziri akordon goditje dënimi për Teutën, por gabon fatalisht, pasi duhet ta jepte për Luftëtarin. Nga ky vendim i gabuar erdhi edhe goli i avantazhit 1- 2 për Teutën.

68′ Dediç vihet në zotërim të topit brenda zonës dhe kërkon të driblojë mbrojtësin Zeqja, teksa dylufton trup me trup me këtë të fundit, por pasi largon “sferën” rrëzohet. Gjyqtari Ziri jep penallti, por pamjet filmike tregojnë se nuk kemi të bëjmë me 11- metërsh. Kontakti mes lojtarëve është normal dhe nuk duhej akorduar.

80′ Aksion i Luftëtarit në krahun e majë të sulmit, teksa topi shkon te Rrapo. Asistenti Veseli ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por gabon në një aksion premtues të vendësve.

flamurtari skenderbeu

Flamurtari-Skënderbeu 1-1

Gjyqtarë: J.Xhaja (kryesor), E.Doda, D.Rexha (anësorë), O.Sokoli, K.Cjapi (pas portave);

11′ Ndërhyrje me bërryl e Alveshit të Flamurtarit kundër Osmanit të Skënderbeut. Arbitri gabon, pasi nuk akordon faull për korçarët. Minimumi duhet të ndëshkonte brazilianin me karton të verdhë, pasi rasti ishte në limitin e një të kuqi ose “rozi” siç i thonë arbitrat.

23′ I mohohet penallti Flamurtarit. Mici nuk bën asgjë tjetër, përveçse godet Xhufon, pasi nuk është i interesuar për topin. Ai thjesht pengon kundërshtarin të mos shkojë te topi. Duhej dhënë penallti dhe vetëm karton i verdhë për Micin, pasi topi nuk ka qenë në zotërimin e lojtarit të Flamurtarit.

37′ Goli i Flamurtarit vjen nga një faull i paqenë. Taku e prek topin në shpatull dhe jo në dorë, kështu që nuk kemi të bëjmë me faull për Flamurtarin. Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, vlen për t’u sqaruar se goli nuk është në pozicion të parregullt. Në momentin e parë duket sikur Bicaj është në pozicion të parregullt, por ai nuk është aktiv dhe topi shkon te Sidibe. Më pas është çdo gjë e rregullt. Gabim i vetëm i gjyqtarit ishte që nuk duhej të akordonte faull.

56′ Bici shtyn Souenë me duar në zonë. Kemi të bëjmë me një penallti të padhënë në favor të Skënderbeut.

81′ Anulimi i golit të Flamurtarit. Është një rast shumë specifik, që nxjerr në pah gabimin e kryesorit Xhaja dhe anësorit Rexha. Së pari, duke u bazuar te vendimin që mori arbitri kryesor, mendoj se ka gabuar, pasi është gol i rregullt. U anulua për faull ndaj portierit, por nuk kemi të bëjmë me një të tillë. Ndërsa anësori nuk e ngriti flamurin, edhe pse dy lojtarët që ishin para Shehit kanë qenë në pozicion të parregullt. Në momentin që grushton topin Shehi, dy lojtarë bëjnë bllok te portieri. Nëse kryesori e quante gol, atëherë do të cilësohej i rregullt sepse anësori nuk e kishte ngritur flamurin. Rast i veçantë, ku kanë gabuar si kryesori dhe anësori.

kamza kukesi

Kamza-Kukësi 2-2

Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, A.Shkreta (Tiranë);

26′ Goli i shënuar nga Kale i Kukësit duhet anuluar për faull ndaj portierit Halilaj. Gabim i arbitrit Meta.

Laçi Partizani

Laçi-Partizani 1-0

Gjyqtarë: K.Kola, E.Barushi, N.Bregasi (Tiranë);

63′ Gjoni i Laçit bën faull ndaj Asanit të Partizanit, por pamjet filmike nuk tregojnë nëse është brenda zonës apo jashtë. Faulli ekziston dhe duhej të jepej goditje dënimi ose penallti. Nuk është akorduar fare dhe gjyqtari ka gabuar në këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"