MOVIOLA| Flamurtari-Vllaznia/ Goli i Sukajt i parregullt, dyshime për një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 11:14

MOVIOLA| Flamurtari-Vllaznia/ Goli i Sukajt i parregullt, dyshime për një penallti

Flamurtari-Vllaznia ishte një ndeshje që prodhoi edhe raste për moviolë, veç 4 golave. Nën gjykimin e Ardian Beqirit dhe asistentëve të tij Ermal Barushi dhe Redvan Shaba pati dy momente që janë në diskutim.

bandicam 2019-10-23 16-35-11-521

34′ Goli i Flamurtarit, pozicion jashtë loje. Në momentin që Hoxhaj devijon topin me kokë, Sukaj del “offside”. Duhet të anulohej.

dbjksd

 

44′ Deliaj i ndërhyn nga pas Shtubinës në mesfushë dhe kryesori i tregon të verdhin e dytë brenda 9 minutash. Mbrojtësi lë fushën dhe rrjedhimisht ekipin me 10 lojtarë. Vendimi i Beqirit është i drejtë.

bandicam 2019-10-23 16-45-09-216

58′ Pranë golit Vllaznia me Shtubinën, i cili del i vetëm brenda zonës dhe gjuajtje. Edhe pse nuk e gjeti kuadratin, gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje. E dyshimtë.

67′ Pjeshka godet me gju Shtubinën sapo i shkon topi në kokë. Moment i dyshimtë për penallti.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"