MOVIOLA| Flamurtari-Tirana/ Pretendohet një penallti, pamjet në krah të Shahinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 17:08

MOVIOLA| Flamurtari-Tirana/ Pretendohet një penallti, pamjet në krah të Shahinit

Ka qenë një ndeshje e qetë për gjyqtarin Klodian Shahini. Rasti i vetëm i sfidës shënohet në minutën e 38-të. Flamurtari pretendon për një penallti për një prekje të topit me dorë nga ana e Sidibesë. Nuk mendon kështu gjyqtari i takimit. Pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtarit.

tirana

KARTONËT – Ka pasur edhe disa raste për kartonë si në minutën e 8-të, me Ngonë që zgjat dorën dhe godet Qarrin në fytyrë. Për gjyqtarin ka faull, por jo karton i verdhë.

Në minutën e 19-të, Gocaj pretendon për një bërryl të Hoxhallarit, por nuk mendojnë kështu gjyqtari.

Në minutën e 31-të, gjyqtari fal Sidibenë për një karton të verdhë, pas goditjes në fytyrë të Nebihut. Vendime të gjyqtarit që gjithsesi nuk ndikuan në lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"