MOVIOLA| Flamurtari-Teuta/ Dyshime për një gol, anësori ka vepruar drejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 19:43

MOVIOLA| Flamurtari-Teuta/ Dyshime për një gol, anësori ka vepruar drejt

Flamurtari-Teuta u gjykua nga Emirjon Sino si kryesor, ndërsa asistentë të tij ishin Orgest Grabova dhe Ani Koçiaj. Pati vetëm dy raste për moviolë, që në fund rezultuan vendime të drejta të arbitrave. 

Flamurtari-Teuta

Në minutën e 33-të kishte dyshime të forta për aksionin që solli golin e parë të Teutës. Mirëpo, pamjet filmike tregojnë se në momentin që Kallaku ka goditur topin, Nikaç mbahet në lojë nga mbrojtësi Zeqaj si lojtar i fundit.

Edhe në vijimin e aksionit, në momentin kur Nikaç godet e më pas topin e shtyn në rrjetë Emiljano Vila, sërish kemi të bëjmë me një pozicion  të rregullt, pasi është Gocaj përpara Moçkës ai që mban në lojë kundërshtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"