Moviola Flamurtari-Skënderbeu/ Pretendime për dy penallti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 18:34

Moviola Flamurtari-Skënderbeu/ Pretendime për dy penallti…

FSHF i kishte besuar ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu gjyqtarit lushnjar, Laver Alla, ndërsa si asistentë kishte përzgjedhur dy që mbajnë stemën e FIFA-s, Ilir Tartari dhe Eremal Barushi. Janë tre raste për moviolë, mes tyre dy pretendime për penallti.

Skenderbeu Soue

Fillimisht në minutën e 15-të, Alla fal Radasin pas një ndërhyrjeje brutale që bën në mesfushë ndaj Alvesh, duke mos i dhënë as të verdhë.

Ndërsa në minutën e 16-të, pas një aksioni model të Skënderbeut, Soue godet me kokë dhe topi preket me dorë brenda zonës nga Siljanovski. Arbitri vazhdon lojën, duke e gjykuar si një prekje të pavullnetshme.

Rasti tjetër është ai i minutës së 54-t, kur Maurem rrëzohet në zonë pas pengimit nga Vangjelit. Një rast shumë i dyshimtë, teksa Alla nuk akordon penallti, por vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se duhej dhënë faull, pasi mbrojtësi korçar nuk është interesuar për topin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"