Moviola Flamurtari-Skënderbeu/ Ka pretendime për dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 12:58

Moviola Flamurtari-Skënderbeu/ Ka pretendime për dy penallti

FSHF i kishte besuar ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu gjyqtarit lushnjar, Laver Alla, ndërsa si asistentë kishte përzgjedhur dy që mbajnë stemën e FIFA-s, Ilir Tartari dhe Ermal Barushi. Janë tre raste për moviolë, mes tyre dy pretendime për penallti. Fillimisht në minutën e 15-të, Alla fal Radasin pas një ndërhyrjeje brutale që bën në mesfushë ndaj Alvesh, duke mos i dhënë as të verdhë.

Flamurtari-Skenderbeu|

Ndërsa në minutën e 16-të, pas një aksioni model të Skënderbeut, Soue godet me kokë dhe topi preket me dorë brenda zonës nga Siljanovski. Arbitri vazhdon lojën, duke e gjykuar si një prekje të pavullnetshme. Rasti tjetër është ai i minutës së 54-t, kur Maurem rrëzohet në zonë pas pengimit nga Vangjelit. Një rast shumë i dyshimtë, teksa Alla nuk akordon penallti, por vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se duhej dhënë faull, pasi mbrojtësi korçar nuk është interesuar për topin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"