MOVIOLA, FLAMURTARI-SKËNDERBEU/ Gjashtë arbitra në Vlorë, ja rastet e dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 13:52

MOVIOLA, FLAMURTARI-SKËNDERBEU/ Gjashtë arbitra në Vlorë, ja rastet e dyshimta

FSHF kishte dërguar në Vlorë gjashtë arbitra, duke i besuar kryendeshjen e javës së katërt një gjyqtari që ka mbajtur stemën e FIFA-s si Andi Koçi. Në përgjithësi ishte një gjykim i mirë, por pati edhe tri raste të diskutueshme.

41957995_1871650286206017_7921413912946278400_o

Në minutën e 20-të ka një pozicion jashtë loje të Skënderbeut, por pamjet filmike tregojnë se Bregu mbahet në lojë nga Kotobelli. Vlonjati doli i vetëm dhe goditi shtyllën, por anësori Rexha ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, duke vepruar gabim. Në minutën e 39-të, Gripshi rrëzohet në zonë pas duelit me Siljanovskin, duke pretenduar penallti.

41948653_1871650152872697_4893061532285403136_o

Koçi e ndëshkon Gripshin me të verdhë për simulim, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast të dyshimtë. Ndërsa në minutën e 53-të, arbitri fali kapitenin Radas, që bëri një gjest antisportiv ndaj Kotobellit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"