MOVIOLA| Flamurtari-Partizani/ Vetëm një rast i diskutueshëm, rast për penallti për të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 14:38

MOVIOLA| Flamurtari-Partizani/ Vetëm një rast i diskutueshëm, rast për penallti për të kuqtë

Takimi Flamurtari-Partizani u gjykua nga një treshe e Kolegjiumit të Fierit, me kryesor Kreshnik Cjapin. Në përgjithësi ndeshja ishte e qetë dhe pa probleme, gjë të cilën e tregon edhe fakti se gjyqtari nuk e nxori në asnjë rast kartonin e verdhë.
104484031_1375839189277140_4947714832456790448_o
Gjithsesi, në këtë takim pati edhe një rast të diskutueshëm, ku në minutën e 85-të Partizani pretendon për një penallti të padhënë. Qarri i ndërhyn nga prapa Braunit që ishte në zonë në kontroll të topit. Sulmuesi i Partizanit, pas ndërhyrjes së mbrojtësit në këmbët e tij, bie në fushë, por gjyqtari vijon lojën. Rast i dyshimtë, por nga pamjet del se më shumë ishte penallti sesa vendimi që mori gjyqtari për të vijuar lojën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"