MOVIOLA| Flamurtari-Luftëtari/ Vlonjatëve u mungon një penallti, ja rastet e dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 14:01

MOVIOLA| Flamurtari-Luftëtari/ Vlonjatëve u mungon një penallti, ja rastet e dyshimta

Flamurtari-Luftëtari u gjykua nga kryesori Ardian Beqiri, ndërsa ndihmës të tij ishin Ani Koçiaj dhe Redvan Shaba. Pati katër raste për moviolë, nga ku rezulton se iu mohua një penallti Flamurtarit. 

flamurtari luftetari

6’ Rrapaj godet nga jashtë zone dhe Açka devijon topin me këmbën e djathtë dhe më pas i përplaset te dora e majtë. Ka pretendime për penallti, por arbitri vazhdon lojën. Vendim i drejtë.

33’ Rrapaj pretendon penallti pas rrëzimit në zonë në duel me Prikas. Arbitri vazhdon lojën dhe vepron drejt, pasi mungon kontakti.

57’ Bërryl sade në mesfushë i Vatnikajt ndaj Açkës, por Beqiri e fal sulmuesin e Flamurtarit, duke mos i dhënë as karton të verdhë.

87’ Zeqaj gjuan me të djathtën brenda zonës dhe nga vetëm një metër, është Dragoshi që pengon topin me një dorë të hapur. Arbitri vazhdon lojën, por gabon, pasi kemi të bëjmë me penallti për Flamurtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"