MOVIOLA| Finalja e Ligës së Kampioneve/ Orsato “kompenson” Bajernin dhe PSG-në, dyshime për dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 9:50

MOVIOLA| Finalja e Ligës së Kampioneve/ Orsato “kompenson” Bajernin dhe PSG-në, dyshime për dy penallti

Në fund gabimet u “balancuan”, por gjithsesi njolla mbetet. Për arbitrin italian, Daniele Orsato, nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi rastet e nxehta nuk munguan dhe në fund mund të kishin lënë gjurmë në rezultatin e ndeshjes. Dy ndër episodet më të nxehta ishin dy pretendimet kryesore për penallti, nga një për secilën skuadër.
orsato
PRETENDIMI I BAJERNIT – Në sekondat e kohës shtesë në pjesën e parë, Koman driblon dhe futet në thellësi të zonës nga e majta. Pasi driblon rivalin e PSG-së, sulmuesi i Bajernit rrëzohet, duke qenë se Kehrer e tërheq me dorë nga shpatulla.
Thilo-Kehrer-PSG-vs-Bayern-Munich-Champions-League-2020
Zhbalancimi duket se ekziston, pasi nuk i lejon Komanit që të lëvizë natyralisht, por për Orsaton dhe VAR-in nuk ekzistojnë limitet për 11-metërsh. Një rast shumë i dyshimtë, ndonëse ky kontakt anon shumë nga penalltia, sesa nga një kontakt normal zone.
PRI_162069404
Pretendimi i PSG-së – Ndërkohë, edhe PSG-ja mund të ndihet “e grabitur” nga rasti i minutës së 73-të. Mbape mbron një top në zonën e Bajernit të Mynihut dhe në tentativën për të pasuar, francezi goditet në kavilje, nga mbrapa, nga Xhoshua Kimish. Orsato edhe këtu lejon avantazhin, ndërsa VAR-i aprovon vendimin e “bilbilit” italian. Por kontakti ekziston dhe në këtë rast ishim shumë pranë limiteve të penalltisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"