MOVIOLA E VLLAZNIA-ERZENI/ Emanuela Rustën e ndihmon VAR-i, vendos saktë te penalltia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 16:08

MOVIOLA E VLLAZNIA-ERZENI/ Emanuela Rustën e ndihmon VAR-i, vendos saktë te penalltia

Përballja mes Vllaznisë dhe Erzenit për javën e 10-të të Superiores e luajtur në Shkodër, kishte si kryesore një femër. Emanuela Rusta, gjyqtarja që mban stemën e FIFA-s, vendosi drejtësi në këtë takim e ndihmuar nga asistentët Myftari dhe Shazivari. Ndërkohë, në VAR ishin vendosur Yzeiraj dhe Gjoka.

rusta var

Në këtë barazim ka disa raste kur Rusta është konsultuar me teknologjinë. Episodi i parë vjen te goli i Aralicës, ku pas protestave të shijakasve për top të prekur me dorë, gjyqtares i duhen tre minuta për të pritur VAR-in që e cilëson golin e rregullt.

Ndërkohë momenti tjetër ishte ndërhyrja e mbrojtësit të Erzenit Kriviçiç, ku kërkohej karton i dytë i verdhë, por për Rustën ishte thjesht faull, por jo karton.

Episodi më i kontestuar ka qenë ai i minutës së 97-të, ku një gjuajtje nga jashtë zone e lojtarit të Erzenit, ndalet me dorë nga Heriç. Rusta shkon e shikon vetë në VAR dhe vendos të akordojë penallti. Vendim i drejtë, pasi nga pamjet shihet qartë që Heriç e ka ndalur me dorën e majtë topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"