Moviola e Tirana-Vllaznia/ Ja pse kartoni i kuq i Zhivanajt është i drejtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 14:30

Moviola e Tirana-Vllaznia/ Ja pse kartoni i kuq i Zhivanajt është i drejtë (VIDEO)

Tirana-Vllaznia u gjykua nga një treshe gjyqtarësh që do të arbitrojnë edhe në grupet e Europës, me kryesor Enea Jorgjin dhe ndihmës të tij, Denis Rexha, dhe Ridiger Çokaj.

VR

Rastet për moviolë nuk munguan në këtë ndeshje, por e përgjithshmja është se gjykimi ishte i drejtë.

Momenti kulmor i ndeshjes ishte penalltia në favor të Vllaznisë dhe kartoni i kuq i dhënë ndaj Zhivanajt të Tiranës në minutën e 20-të.

Në këtë rast, arbitrat në fushë dhe në VAR vendosën drejt. Sa për sqarim, ja pse kartoni i kuq për Zhivanajt ishte i drejtë:

Mbrojtësi ndërhyn si lojtar i fundit ndaj Kainës, por në këtë rast duket qartë se Zhivanaj nuk kishte asnjë interes për topin, por vetëm për të ndalur sulmuesin e Vllaznisë duke përdorur edhe mbajtjen me dorë.

Kështu që, penalltia dhe kartoni i kuq ishin vendime të sakta të gjyqtarëve.

Edhe kartoni i kuq i dhënë për Herald Markun në minutën e 50-të ishte i saktë, pasi ndërhyrja e mesfushorit të Vllaznisë ndaj Deliut ishte e gabuar dhe e meritonte kartonin e dytë verdhë.

Gjatë ndeshjes pati ndonjë moment pandëshkueshmërie për ndërhyrje të gabuar, por gjykimi në këtë rast nuk ndikoi në rezultatin final, madje ishte brenda standardeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"