Moviola e Teuta-Vllaznia/ Shpëtimtarit të Teutës i’u fal kartoni i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 10:30

Moviola e Teuta-Vllaznia/ Shpëtimtarit të Teutës i’u fal kartoni i kuq (VIDEO)

Gjyqtari kryesor në Teuta-Vllaznia ishte Erjon Bastari, ndërsa në VAR ishin Meta dhe Malo. Takimi pati disa raste për moviolë, ku penalltitë e dyshuara u zgjidhën mjaft mirë nga VAR-i. Por gjyqtari kryesor u tregua zemërgjerë në pjesën e parë me mbrojtësin e Teutës, Filip Ivanoviç, që shënoi edhe golin e barazimit për durrsakët në shtesë.

VR 3

Në minutat 15 dhe 20 Ivanoviç kryen dy ndërhyrje të ndëshkueshme ndaj Aralicës, por Bastari ia fali. Ndërsa në minutën e 45-të për ndërhyrjen ndaj Aralicës ndëshkohet me të verdhë, ku nëse do të ishte ndëshkuar edhe më herët i binte që të kishte lënë ekipin me 10 vetë në pjesën e dytë. Ndërsa rastet e dyshuara për penallti ishin:

54’ Vllaznia kërkon penallti për një prekje topi me dorë nga Todorovski pas harkimit të Latifit. Gjyqtari Bastari jep pozicion jashtë loje për Adilin. Por pas një kontrolli të gjatë në VAR, rreth 5 minuta, me të drejtë jepet penallti për Vllazninë.

86’ Gjyqtari jep një goditje dënimi për Teutën pranë zonës. Por gjyqtari ftohet për të parë pamjet me VAR nëse ndërhyrja e Krujës ndaj Jazxhit ishte brenda apo jashtë zonës. Në fund ai respekton vendimin e tij duke dhënë thjesht faull. Vendim i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"