Moviola e Teuta-Laçi/ Penalltia e kurbinasve, arbitrin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 9:27

Moviola e Teuta-Laçi/ Penalltia e kurbinasve, arbitrin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Teuta-Laçi u gjykua nga arbitri Erjon Bastari, i cili kishte si asistentë Nertil Bregasis dhe Orges Grabovën. Në VAR ishin Kreshnik Bajramaj dhe Ani Koçiaj.

VR

Momenti kulminant i ndeshje së zhvilluar në fushën asnjanëse të Rrogozhinës ishte në minutën e 62-të, kur Kotobelli ndërhyri në zonë ndaj Zarubicës, i cili ishte me shpinë nga porta.

Fillimisht kryesori nuk akordoi penallti në favor të kurbinasve. Gjithsesi, me vijimin e lojës, ai u sinjalizua nga VAR-i për të parë rastin.

Pasi loja u ndërpre për rreth 4 minuta, Bastari vendosi për të akorduar 11-metërsh në favor të Laçit, duke marrë kështu një vendim të drejtë, pasi Kotobelli kishte bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Zarubicës.

Sa i përket pjesës tjetër të lojës, nuk ka pasur raste të dyshimta dhe gjykimi ka qenë korrekt në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"