Moviola e Teuta-Laçi/ Arbitri akordon 11-metërsh për durrsakët, VAR-i i anulon penalltinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 10:37

Moviola e Teuta-Laçi/ Arbitri akordon 11-metërsh për durrsakët, VAR-i i anulon penalltinë (VIDEO)

FSHF-ja i kishte besuar gjykimin e ndeshjes Teuta-Laçi arbitrit nga Patosi, Olsion Yzeiraj, i cili është debutues në elitë këtë sezon. Anësorë ishin Rejdi Avdo që mban stemën e FIFA-s, si dhe Rejdi Zajmi, të dy të kolegjiumit të Tiranës. Ndërsa në sistemin VAR ishin Kridens Meta dhe Arbër Zalla.

bandicam 2022-03-30 18-26-17-447

Rasti më flagrant për moviolë ishte ai i minutës së 39-të, kur arbitri akordoi penallti për Teutën dhe më pas e anuloi. 39’ Kotobelli jep një top të gjatë në zonë, aty ku Hebaj në përpjekje për të goditur, rrëzohet pas duelit me Zikon.

Fillimisht arbitri Yzeiraj jep 11- metërsh në favor të durrsakëve. Mirëpo, në këtë moment sinjalizohet nga VAR-i për të verifikuar rastin. Pas dy minutash, Yzeiraj shkon për të parë pamjet filmike dhe më pas vendos të anulojë penalltinë e dhënë në favor të durrsakëve.

Arbitri nxjerr nga xhepi një karton të verdhë në këtë moment për t’ia dhënë Hebajt për simulim, por më pas ndërron mendjen dhe mban diçka shënim aty. Vlen të theksohet se pamjet nuk janë të qarta për të konfirmuar nëse ka pasur një pengim të Hebajt, i cili është rrëzuar sapo i është afruar Ziko.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"