Moviola e Teuta-Egnatia/ Shumë punë për Kridens Metën dhe… VAR-in (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 11:33

Moviola e Teuta-Egnatia/ Shumë punë për Kridens Metën dhe… VAR-in (VIDEO)

Për Kridens Metën në fushë dhe Eldorian Hamitin në VAR ka pasur mjaft punë në Elbasan në takimin mes Teutës dhe Egnatias.

VR 1

26′ Magani pengohet në zonë nga portieri Qirko dhe për kryesorin ka penallti. Më herët asistenti Zajimi ngre flamurin për pozicion jashtë loje dhe VAR-i i jep të drejtë. Shumë i vështirë si rast.

40′ Egnatia pretendon sërish për penallti për një ndërhyrje ndaj Krivanjevës, por kryesori me të drejtë vazhdon lojën, pasi nuk duket në kufijtë e 11 metrave.

45’+1′ Magani stopon një top në zonë dhe shënon, por kryesori akordon faull për prekje të topit me dorë. Pasi konsultohet me pamjet në VAR, e akordon gol të rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"