Moviola e Teuta-Bylis/ Episod shumë i dyshimtë, VAR-i anulon një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 12:07

Moviola e Teuta-Bylis/ Episod shumë i dyshimtë, VAR-i anulon një penallti (VIDEO)

Ndeshja mes Teutës dhe Bylisit kishte edhe një episod për moviolë, ku kryesori shkodran Myrtja u konsultua me sistemin VAR.

VR 1

Në minutën e 35-të Soza i Bylisit hyn në zonë në krahun e majtë dhe pas një kontakti me Karabecin rrëzohet.

Gjyqtari Myrtja bën shenjë nga pika e bardhë pa hezituar, pavarësish protestave të durrsakëve.

Më pas ai nis një komunikim të gjatë me VAR për të përcaktuar nëse kishte kontakt apo jo dhe më pas niset të shohë vetë pamjet.

Pas tri minutave, Myrtja pasi sheh pamjet vendos të kthejë mbrapsht vendimin e tij ndërsa ndëshkon me të verdhë për simulim sulmuesin e Bylisit.

Sipas tij nuk kishte kontakt, edhe pse është një episod shumë i dyshimtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"